27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Sherri me thika, u la vendi në gjak, 29-vjeçarin e dërgojnë urgjent në spital, dalin detajet e rënda

spot_img

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se janë autorët e plagosjes me thikë ndaj 29-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit K. V., 38 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, banues në Fshatin Halil, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25.04.2021, në orën 11:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat