Sherri me Trump/ Shtëpia e Bardhë dënon gazetarin e CNN

Sherri-gazetari-599x450.jpg

Siç duket Donald Trump nuk do t’ia falë lehtë gazetarit të CNN-it me të cilin debatoi ashpër në konferencën për shtyp të mbajtur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë. Masa e menjëhershme ishte pezullimi i kredencialeve korrespondentit kryesor të CNN-it.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”, duke iu referuar faktit që gazetari insistoi të bënte pyetjet ndërkohë që një punonjëse donte ti merrte mikrofonin.

Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.

Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të emigrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”.

scroll to top