Sherri mes motrave Kardashian qenka serioz! Grushta dhe shkelma

Kourtney Kardashian  është përballur fizikisht me motrën e saj Kim dhe e ka fyer atë  gjatë  “Keeping Up With The Kardashians”.

Së fundi është publikuar një video më e gjerë në episodin e radhës.

Në një trailer të ri për show-n, motrat shihen duke bërtitur me njëra-tjetrën, ndërsa debati degjeneron në fyerje për të pasmet e “shëndosha” të Kim.

Kourtney shfaqet duke nisur sherrin e para pasi gjuan me një shishe Kim-in. Më pas ajo ngrihet për ta shtyrë atë tutje, dhe këtu gjërat bëhen më tragjike.

Kim ngrihet dhe grushton të motrën duke i thënë “Mos eja më ashtu te unë”.