Plas sherri në hedhjen e Kryqit në Berat, të rinjtë përleshen fizikisht

Screenshot_13-1.jpg

6 janari është Dita e Theofanisë ose siç njihet ndryshe Dita e Ujit të Bekuar.

Rituali simbolizon pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan ndaj dhe uji i bekuar i ditës së 6 janarit konsiderohet si pastrimi i shpirtit të mëkatarit.

Marrja dhe mbajtja e ujit në shtëpi ka vlerën edhe të kurimit dhe frymëzimin për besimtarët.

E vërteta është se në shumë raste ata që hidhen për të marrë Kryqin e bëjnë jo për shkak të besimit, por të shpërblimit financiar që vendoset.

Sivjet thuhet se Mitropolia e Beratit kishte vendosr një shumë prej 500 mijë lekësh.

Këtu mesa duket e ka zanafillën edhe sherri që ndodhi këtë të djelë në Berat, ku të rinjtë që u hodhën për të kapur kryqin e hedhur nga Ignati, mes të cilëve edhe djem myslymanë, u përfshinë në një sherr masiv.

scroll to top