fbpx

Shfaqi alergji pas vaksinës, normalizohet gjendja e punonjësit shëndetësor

Screenshot_11-3-1.png

Një punonjës shëndetësor në Alaskë, i cili pati alergji pasi bëri vaksinën anticovid Pfizer, është tashmë në gjendje të qëndrueshme, deklaruan sot Autoritetet e Shëndetit Publik. Reagimi i tij ishte i ngjashëm me dy raste në Britani.

Simptomat tek pacienti i moshës së mesme u normalizuan pas trajtimit të alergjisë, deklaroi Lindy Jones, drejtori i departamentit të urgjencës ku u trajtua pacienti.
Sipas mediave ndërkombëtare, pacienti nuk ishte histori të reaksioneve alergjike. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka këshilluar personat që kanë alergji, që të këshillohen me mjekët e tyre për t’u siguruar që nuk janë alergjikë ndaj ndonjë përbërësi të vaksinës.

Rregullatori i mjekësisë në Britani tha në fillim të këtij muaji se kushdo që ka ose reaksione të rënda alergjike ndaj një ilaçi ose ushqimi, nuk duhet të marrë vaksinën Pfizer-BioNTech COVID-19.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303