‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ i bëri të pasur, por sot…

Prokuroria e Durrësit ka kopsitur dosjen ndaj Aleko Perlesit dhe bashkëshortes së tij Drane Kola dha ia ka dërguar gjykatës.

Ndaj ciftit rëndojnë akuzat e ‘shfrytëzimit të prostitucionit’ dhe ‘pastrimit’ të produktve të veprës penale.

Perlesi dhe Kola kanë vënë pasuri të konsiderueshme nëpërmjet shfrytëzimit të prostitucionit .

Sipas dosjes Perlesi ka blerë dhe ka ndërtuar prona të paluajtshme në Durrës dhe i ka vënë në emër të Drane Kolës, të cilat jane konfiskuar.

Precedimi penal ndaj ciftit filloi pas denoncimit të shtetases me iniciale Q.P, më 11 tetor të 2013-ës.

Ndërkohë për Perlesin ka ardhur edhe një letërporosi nga autoritetet franceze, të cilët kishin filluar hetimin për prostitucion.

Lër një koment