Shfrytëzimi i ujërave termale/ Dibra del kundër

DRIBRA.jpg

Banorët e Dibrës kanë kërkuar anulimin e lejes për shfrytëzimin e ujërave termale nga kompanitë private. Pas banorëve të Gramshit dhe Zagorisë, edhe dibranët kanë protestuar duke kërkuar mbrojtjen e pasurisë që sipas tyre u takon të gjithëve.

Për shkak të reagimit, deputetët e zonës dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë nismën për pezullimin e lejes së shfrytëzimit.

Shembujt e kundërshtimit të HEC-it në kanionin e Holtës dhe kërkimeve për naftë në Zagori kanë sjellë protesta dhe në Bashki të tjera.

Banorët në Dibër kanë kërkuar anulimin e lejes për shfrytëzimin e ujërave termale, çka ka sjellë dhe reagimin e institucioneve./real-news.tv/

scroll to top