Shfrytëzonin për prostitucion bullgaret dhe rumunet, kapen në Itali 3 shqiptarët (Emrat)

itali.jpg

Policia italiane mëngjesin e sotëm ka arrestuar 17 personave mes tyre dhe 3 shqiptarë si pjesë e klanit mafioz “Casalesi”.

Sipas mediave fqinje, bëhet me dije se shqiptarët e arrestuar janë: Tregim Erceku 44 vjeç, Fidai Neziri 39 vjeç dhe Altin Neziri 42 vjeç.

Shqiptarët akuzohen si pjesë e grupeve mafioze, trafik droge, armësh dhe shfrytëzim prostitucioni.

Në të njëjtën kohë ata shfrytëzonin për prostitucion vajza bullgare dhe rumune, në Napoli dhe Caserta.

Pas ndjekjes së rastit, policia italiane ka bërë të mundur përçarjen e klanit mafioz dhe arrestimin e tyre.

scroll to top