Shfuqizimi i zgjedhjeve/ Spiropali: Presidenti, ideator i krizës

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka cilësuar vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve si një akt që sulmon demokracinë, cenon rëndë të drejtën e zgjedhjes së shtetasve.

“Këta janë mësuar të bëjnë me kushtetutë ligjin dhe me Shqipëria çfarë kanë dashur. Në 30 qershor do përballen me ligjin. Presidenti mishëron të gjithë popullin, por me vendimin e tij se mund të nxjerrësh presidentin nga kulla e LSI. Shkeli parimin e sovranitetit të popullit. Presidenti synon të zgjidhë një pseudo krizë duke qenë ideator i kësaj përpjekje për mbijetesë të kësaj opozite. Ai tenton ta shmangë këtë duke thënë se po shmang përplasjen civile, nuk ka. Sigurisht historia na mëson që ka një periodicitet, sa qesharake aq dramatike”, tha Spiropali.

Më tej, ajo citon disa vargje nga Haxhi Qamili.

Çfarë ju kujton kjo, janë disa vargje në fakt…Krisi pushka e gjëmon moti, kujton austriaku se u bë qameti, s’ësht qamet por është murtajë, vjen Kavaja me gjithë Tiranë. Gajret cuna dhe ju falët zoti se princ Vidin se zë moti, kemi lenun o prej baroti, mal më la po këndon bilbili trim mbi trima Haxhi Qamili. Haxhi baba me vegjëli qiti vidin me 12 mijë. Pra kjo lëvizje që ngjan kryekëput me këtë. /real-news.tv