fbpx

Shifra e frikshme/ OKB: Pandemia mund të krijojë 45 milionë të varfër në Amerikën Latine

45 milionë persona, të cilët aktualisht figurojnë në klasën e mesme, në Amerikën Latine dhe Karaibe, mund të bëhen të varfër prej pandemisë.

Paralajmërëimi ka ardhur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.  “Në një kontekst pabarazish tashmë të dukshme, nivele të larta pune joformale dhe copëzimit të shërbimeve shëndetësore, popullatat më të prekshme dhe individët janë edhe një herë më të prekurit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë.