fbpx

Shifra rekord në Greqi, 1882 raste të reja dhe 100 të vdekur nga koronavirusi

Screenshot_22-2.png

Në Greqi është shënuar sot një tjetër shifër e lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1882 raste të reja me virusin e rrezikshëm. Numri i përgjithshëm i rasteve është 111537, nga të cilat 52.9% janë burra.Në orët e fundit 100 pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen, duke e çuar në 2706 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe 96.5% kishin një sëmundje shoqëruese.Ndërkohë sipas autoriteteve 622 qytetarë po trajtohen me intubim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303