fbpx

Shifra shokuese/ Covid-19 lë pa punë 4,5 milion francez

Në Francë COVID-19 po lë pas një krizë të madhe ekonomike. Numri i njerëzve që kërkojnë punë në Francë  u rrit në shifra rekord në prill me 22.6 përqind, pasi bllokimi mbarëkombëtar nga koronavirus mbylli sektorët e ekonomisë, treguan të enjten të dhënat e Ministrisë së Punës Franceze.

Numri i njerëzve të regjistruar si punë kërkues kaloi nga 843,000 që ishte në mars në 4575.500, më i larti që nga fillimi i regjistrave në 1996, tha ministria e punës Franceze. Ministria tha që rritja ishte për shkak të një rënie gati 35 përqind të numrit të njerëzve që marrin punë të reja.

Të dhënat nuk përfshijnë njerëz që janë futur në programet e ndihmës nga shteti gjatë krizës, për të cilat ministria tha të mërkurën se numëronte gati 13 milion.