fbpx

Shifra të frikshme në Kosovë, 36 të vdekur në 24 orët e fundit

Screenshot_7-10.jpg

COVID po bëhet çdo ditë e më shumë kërcënues në Kosovë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 36 persona. Ky është numri më i lartë i viktimave i shënuar deri më tani.Ndërkohë nga 11.017 testime janë konfirmuar pozitivë me COVID 1630 persona. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 816 pacientë.

Raporti i MSH

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 630  raste të reja të infektuara më këtë virus.Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113 mijë e 699.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim 29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.Në total numri i rasteve aktive është 26.575.Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303