fbpx

Shifra të frikshme në vend, rritje e tmerrshme infektimesh COVID, 11 të vdekur

infektivi-ndroqi-780x405.png

Një shifër e frikshme infektimesh është regjistruar 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2253 testime kanë rezultuar 835 raste të reja.

Ndërkohqë që 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID në 24 orët e fundit: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Lajmi i mirë është se 329 janë shëruar.

Rastet: 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303