fbpx

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Itali, humbin jetën 31 pacientë

116513483_gettyimages-1216781105-1.jpg

Italia sërish ka shënuar një numër të lartë të rasteve të reja me Covid në 24 orët e fundit.Në të dhënat e ministrisë bëhet me dije se nga 241 766 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 5 636 qytetarë dhe kanë humbur jetën 31 persona.Ndërkohë vijon që të jetë në rritje numri i pacientëve në spital, ku 93 janë shtruar vetëm në kujdesin intensiv.Në orët e fundit gjithashtu kanë fituar betejën me koronavirusin 4 125 qytetarë.Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,406,241    qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 128,273 pacientë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303