fbpx

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Kosovë në 24 orët e fundit

800-0-61ec74aea9cc0.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit  në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 2,957 raste të reja nga 11 193 testime dhe një person ka humbur jetën.Numri i infektimeve ditore është më i ulët krahasuar me një ditë më parë, kur në Kosovë u shënuan 3,206 raste.Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 458 persona. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 17,743.Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 801,281 persona, me dozën përforcuese 44,143 dhe me atë të tretë janë imunizuar 10,781 persona.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303