fbpx

“Shifra të rrezikshme”, Tritan Shehu analizon situatën e frikshme në terapi intensive

Ish-ministri i Shëndetësisë, njeherazi ish-deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për situatën e COVID-19 në vend. Sipas tij numri i pacientëve të cilët janë në terapi intensive po vijon të rritet.

Shehu thekson se rritja e shifrave është e rrezikshme, ndërsa shton se edhe pse kanë kaluar 6 muaj që nga fillimi i pandemisë  ende nuk ka asnjë përmirësim. Sakaq ai shton se duhet të ndërhyhet menjëherë.