fbpx

Shifra të tmerrshme nga SHBA, numër i frikshëm vdekjesh

Shifra të tmerrshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Gati 1400 të vdekur si pasojë e coronavirusit janë regjistruar këtë të mërkurë në SHBA.

Deri tani numërohen të infektuar me Covid-19, 418 451 persona. Nga këta, janë prekur me Covid-19, vetëm orët e fundit 18 116 njerëz.

Ndërkaq, për shkak të virusit, në SHBA kanë ndërruar jetë vetëm në orët e fundit 1399 vetë. Kurse, numri total i të vdekurve nga Covid-19 në Amerikë deri tani është 14 240 njerëz.

Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të ngrinte fondet për OBSH-në. Specialistët e shëndetësisë sugjerojnë se vdekje javore në total do të arrijnë një shifër më të lartë gjatë kësaj jave.