fbpx

Shifra tronditëse/ Basha tregon se sa të papunë kanë mbetur nga 12 marsi

Basha-ok-675x450.jpeg

Kryetari i opozitës në vend, Lulzim Basha, në komunikimin që pati sot me gazetarët deklaroi mbrëmjen e sotme se nga 12 marsi dhe deri më sot janë larguar nga puna mbi 54 mijë punonjës.

“Nga data 12 mars, deri tani sipas burimeve zyrtare, por të pashpallura, sepse jemi në kushtet e mungesës së transparencës, raportohen mbi 54 mijë punonjës të larguar nga puna. Kur flasim për plane, bëjmë fjalë për plane emergjente. S’pretendojmë sot të kemi një plan të plotë rimëkëmbje, pasi jemi në mes të krizës, shpresojmë, ose më pak. Planet tona janë plane emergjente, për të ardhur në ndihmë për të mos u fundosur faktorët ekonomikë. Paketa e dytë duhet të formalizohet, më pas të hyjë në fuqi. Këto paketa të përballojnë nevojat dhe jo një pjesë e nevojave, ndaj kërkohet që biznesi të dëgjohet. Qeveria të ulet me biznesin. Sektori i turizmit pretendon se janë deri në 100 mijë punonjës. Ndaj ka nevojë për transparencë. Plani nis menjë tablo të qartë të fushë-betejës, që e shohim jo me syze rozë, as me të zeza, por me realizime të plotë. Dua ta përfundojë këtë komunikim që të shpreh vlerësimin tim për ju dhe të shpreh vëmendje për sektorin tuaj, që të jeni pjesë e paketës, për gazetarët e terrenit, operatorët, që u rrezikohet jeta.”, tha Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303