fbpx

Shifrat/ 140 të prekur nga COVID-19 dhe 23 të shëruar në Kosovë

Sërish është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ku ka shkuar në 140. Gjithashtu bëhet me dije se 24 janë shëruar.

Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha më herët se 3 javët në vijim priten të jenë kritike.

“Apeloj që këto tri javë mos të tubohen, të qëndrojnë në shtëpi sepse do të kalojë sa më lehtë që është e mundur nëse i përmbahen rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë”, tha Ramadani.