fbpx

Shifrat alarmante të të infektuarve nga Covid-i, Qeveria e Maqedonisë shpall Gjendjen e Krizës për 30 ditë

Shifrat alarmante të të infektuarve nga Covid-i, Qeveria e Maqedonisë shpall Gjendjen e Krizës për 30 ditë Numri i lartë i të infektuarve të rinj nga Covid-19 në ditët e fundit ka ngritur alarmin në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë, qeveria vendase në mbledhjen e sotme mori vendim për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë. Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhim me kriza, ndërkohë që do të hyjë në fuqi duke nisur nga nesër. Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria do të nxjerrë në rrugë ushtrinë, ndërkaq as nuk bëhet fjalë për hapje të kufinjtë.

Maqedonia e Veriut numëron mbi 1300 të vdekur nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë, ndërsa të prekur rezultojnë mbi 50 mijë.