fbpx

Shifrat e derbit të Milanos

inter-milan.jpg

Inter-Milan do të jetë një derbi që do të përcaktojë shumë për secilën nga skuadrat e Milanos. Mund të konfirmojë ecurinë pozitive të Interit ose të fusë Milanin plotësisht në luftën për zonën Champions.

Ky është derbi milanez numër 167 në Serinë A. Në 84 sfidat e luajtura me Interin pritës, “zikaltrit” kanë fituar 31 herë, 30 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa 23 fitore i përkasin Milanit. Edhe golaverazhi është në favor të Interit: 117-110.

Nëse merren në konsideratë edhe sfidat me Milanin pritës, atëherë avantazhi i Interit thellohet me 62 fitore përkundrejt 51 të kuqezinjve, ndërsa barazimet janë 55. Përsa u përket përballjeve në total, në 221 ndeshjet e luajtura Interi kryeson lehtësisht me vetëm dy fitore më shumë (78-76), ndërsa plot 67 herë derbi është mbyllur pa fitues.

Milani ka rreth 8 vite që nuk fiton derbin kur pritës është Interi, ndërsa Spalletti nuk humb një ndeshje ndaj kuqezinjve që nga maji i vitit 2006.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *