fbpx

Shifrat e publikuar nga Ministria për të shëruarit nga Covid, reagon Alimehmeti: Janë të fryra, të akumuluara prej kohësh…

mjeku-alimehmeti-770x433.jpg

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka reaguar lidhur me situatën nga pandemia dhe shifrat e publikuar nga Ministria. Ai thotë se shifrat e të shëruarve që raporton qeveria nuk përputhen me trendin e infektimeve ditore për periudhën dy mujore prill-maj 2021.

Gjatë kësaj periudhe kohore që përkon edhe me fushatën elektorale ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifra tejet të ulëta infektimesh në rënie që shkojnë nga 160 deri në 30 infektime në 24 orë. Ndërsa nga ana tjetër të shëruarit që e kanë kaluar fazën 14 ditore pa komplikacione brenda të njëjtës periudhë kohore llogariten 8 deri 10 herë më shumë se të infektuarit.

Sipas ekspertëve mungesa e një tamponi të dytë që dëshmon saktësisht negativitetin pas infektimit me COVID-19 ka prodhuar shifra të fryra të rasteve pozitive të akumuluara prej kohësh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303