Shifrat, ministria bën përditësimin, 7 të vdekur dhe qindra të infektuar me COVID

infektivi-ndroqi-780x405.png

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot situatën e epidemisë në Shqipërisë. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime dhe 490 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Danë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.

 

scroll to top