fbpx

Shifrat, në Itali lufta me koronavirusin po fitohet

Pas më shumë se 50 ditësh luftë të fort, duke se Italia po e fiton përballjen me covid-19. Në vendin fqinj shënohet numri më i vogël i viktimave, që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet italiane njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 50 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 32 785 numrin total të të vdekurve.

Ndërkohë, gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar 531 raste të reja infektimi, duke e çuar në 229 858 numrin e të infektuarve me koronavirus.