fbpx

Shifrat nga Greqia për situatën me covid-19 serish problematike

Serish nuk kemi një stabilitet të qartë në lidhje me situatën e covid-19 në fqinjin tonë jugor, Greqisë.

Prej 2 ditësh Greqia nuk shënonte asnjë viktimë por sot janë regjistruar 3 të radhës nga COVID-19. Në total numri shkon në 155 teksa janë regjistruar edhe 16 raste të reja, 2 më pak se dje.

Kjo do të thotë se në total janë 2 mijë e 760 raste pozitive me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë edhe në këtë vend. Të dhënat u bënë me dije nga këshilltari i ministrit të shëndetësisë dhe Profesori Tsiodoras.