Shifrat/ Shqiptarët renditen të parët në burgjet angleze, shumica për shkak të trafikut të drogës

Screenshot_26-600x360.png

Ministria e Drejtësisë në Angli ka publikuar statistikat për  numrin e të burgosurve nga ku rezulton se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burgosur krahasuar me nacionalitetet e huaja.

Top Channel duke iu referuar gazetës “The Times” raporton se numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.

Sipas këtyre shifrave tashmë shqiptarët përbëjnë 10% të totalit të të burgosurve të huaj në burgje ndërkohë që në vitin 2013 shqiptarët në burgjet angleze përbënin vetëm 2%.

Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimet si të përfshirë në trafikun dhe shitjen me shumicë të kokainës.

Vitet e fundit vihet re një shtim i theksuar i të dënuarve si të përfshirë në rritjen e Kanabisit artificialisht  nëpër shtëpi.

Në raportin e NCA të vitit 2017 mbërrihej në përfundimin se “grupet kriminale shqiptare kanë krijuar tashmë një profil e influencë të lartë në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”./tch

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303