fbpx

Shifrat zyrtare,ja kush është njeriu më i pasur në botë

moodys-europese-banken-hebben-al-miljarden-aan-witwasboetes-betaald.jpg

Themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos gjendet në maje të listës së Forbs-it të njerëzve më të pasur në botë dhe është miliarderi i parë pasuria e të cilit e ka tejkaluar shumën 100 miliardë.

Bezos ka pasuri prej 125 miliard dollarë, dhe vlerësohet se vitin e kaluar ka fituar 39 miliardë dollarë, duke theksuar se ky është kërcimi më i lartë i pasurisë prejse ka filluar të publikohet lista.

Bernard Arnault, me 107.6 miliardë dollarë renditet i dyti, në sajë të grupit të luksit ‘Lvmh’, ku bëjnë jesë disa prej firmave të modës më prestigjioze në botë, por edhe argjendari.

Arnault dhe familja e tij, janë ndër emrat më të mëdhenj francez, të cilët kontribuan 650 milionë dollarë për rindërtimin e katedrales Notre Dame de Paris, pas zjarrit që ra në të.

Ndërkohë themeluesi i Microsoft, Bill Gates renditet i treti, teksa do të renditej i pari në botë, nëse nuk do të kishte dhuruar 35 miliardë dollarë për bamirësi te fondacioni “Bill and Melinda Gates Foundation”. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303