fbpx

“Shiko mam ja dola”, Gashi në Forbes tregon bashkëpunimin e ëndrrave

Gashi, artisti i famshëm shqiptar me famë botërore, po punon për albumin e fundit, që mban titullin “1984”.

Në një postim në Instagram 2 ditë më parë Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Lidhur me këtë projekt dhe albumin e ri reperi i njohur ka dhënë një intervistë për Forbes, ku ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

Ai e ka ndarë lajmin me fansat në Instagram, ku ka shkruar:

“Shiko mam’, ja dola!”.

Gjatë intervistës ai ka folur mbi frymëzimin nga artistët e mëdhenj, si George Michael, projektin e fundit dhe inspirimin nga muzika e viteve ’80.

View this post on Instagram

look MAMA I made it @forbes

A post shared by @ gashi on