fbpx

“Shikojeni”. Rudina Hajdari i nxjerr videon Lulzim Bashës: Pra siç e shikoni…

“Po ju tregoj një video që ndoshta e keni harruar”. Rudina Hajdari gjatë një konference me gazetarët, ka publikuar një video të Kreut të PD, Lulzim Basha, gjatë kohës kur u fliste qytetarëve nga çadra që u vendos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ku kryedemokrati u premtoi qytetarëve se listat e kandidatëve për deputetë do t’i vendoste vetë populli.

“Po ju tregoj një video që ndoshta e keni harruar.

Moment nga video: “Kjo është hera e fundit që kryetari vendos listën e deputetëve se herët tjetër listën e deputetëve do ta vendosi vetëm qytetari shqiptar.”

Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbajt. Në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim koherent me publikun. Ka ardhur koha që qytetarëve tu mbahen ato premtime dhe jo të mashtrohen me premtime elekotrale”, tha Hajdari, ndërsa videon e përsëriti tre herë duke ftuar gazetarët ta shikonin e rishikonin.