Shikoni foton/ Fatos Nano rrethohet nga protestuesit e Astirit

Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është gjendur me makinëm në të cilën po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, në mes të protestuesve të “Unazës së Re”.

Nga shenja “OK” që  ka bërë me gisht, ai tregon se solidarizohet me banorët,  shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i “Unazës së Re”.

Ish-lideri i PS, duket se ndan një qëndrim të ndryshëm nga kreu i PS sot, lidhur me këtë çështje.