Shikoni se çfarë ka bërë Zaho, Rama publikon fotot në Instagram

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me surpriza sot në familjen e tij.

Siç zbulon vetë ai në Instagram, ka qenë djali i tij Zaho, ai që ka menduar t’i dhurojë një surprizë të këndshme dhe kreative në të njëjtën kohë.

Në foton e publikuar nga kreu i Qeverisë, djali i tij Zaho ka mbushur rrotën e makinës së tij me heronjtë e tij lodra.

Nuk dihet nëse Zaho ka dashur thjesht të argëtohet, apo kërkon të tregojë se kryeministri Rama është një hero për të.

Në përshkrimin e tij krahas fotos, Rama duket tejet i shplodhur në një ditë që opozita e bashkuar ka organizuar një protestë kombëtare.

“Mirëmëngjesi i Zahos për mua sot ?”-shkruan kryeministri Rama krahas fotove.

Capture makina-superman
<
>