fbpx

Shirat fundosin spitalin, humbin jetën 16 pacientë

38577DF1-A7A1-4924-9314-10B1F9FC7B89.jpeg

Të paktën 16 pacientë në një spital në Meksikën qendrore, kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm dhe dalja nga shtrati e lumit Tula.

Spitali u përmbyt brenda pak minutash dhe shkëputja e energjisë ndërpreu trajtimin me oksigjen të pacientëve. Sipas mediave meksikane, viktimat përfshinin pacientë me Covid-19 të cilët kishin nevojë për terapi me oksigjen për të qëndruar në jetë.

Qeveria vendosi ushtrinë, si dhe punonjësit e bordit të ujit dhe energjisë elektrike për t’u marrë me pasojat, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve që mbijetuan u evakuuan dhe u dërguan në spitale të tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303