Shiste drogë përmes rrjeteve sociale, arrestohet shqiptari

Një 22 vjecar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ai shiste drogë përmes kontakteve që vendoste në rrjetet sociale, Facebook, Instagram.

Sipas mediave italiane i riu shiste hashash, marijuanë dhe droga sintetike të llojit “AK47” e “K2”, të cilat konsiderohen si shumë të rrezikshme.

Mediat italiane bëjnë me dije se 22 vjeçari u la me arrest shtëpie, ndërkohë nuk është bërë publik akoma identiteti i tij. /real-news.tv/ 

Lër një koment