Shiste lëndë narkotike në Greqi, arrestohet shqiptari

droga2-720x450.jpg

Një shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet greke pasi ruante dhe shiste lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë.

Mësohet se 34-vjeçari është arrestuar në zonën e Atikës nga policia.

Pas arrestimit, autoritetet bën edhe një kontroll të imtësishëm në banesën e tij, ku gjetën 13 kg e 118 gram kokainë,510 gram heroinë, gati 200 euro si dhe dy peshore.

Ai e kishte kthyer shtëpinë e tij në një dyqan droge, ku e ruante dhe më pas e shiste tek klientët e tij./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303