Shiste mina e bomba, arrestohet në Zvicër shqiptari, ekstradohet drejt vendit tonë

0f862e61475a47bedbd69b5919d943b9_L.jpg

Një shqiptar është dënuar me 6 vite burg si dhe shiste bomba e mina, por është arrestuar në Zvicër.

Ai quhet Glerian Hyseni, i cili ishte shpallur në kërkim dhe për pasojë po ekstradohet drejt vendit tonë.

Hyseni bashkë me 3 të tjerë shisnin mina me telekomantë dhe ai akuzohet për “Mbajtje pa leje e bombave, minave dhe lëndëve plasëse”.

Mësohet se Hyseni, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë të cilët janë Sh. Gj., A. M. dhe H. H., ishin pjesë e një bande që arrinte të siguronte lëndë plasëse shpërthenin në distancë me anë të celularit. Ata e kishin kthyer në një biznes pasi i gjenin lëndët plasëse kundrejt pagesës. Grupi i tyre nuk gjente vetëm lëndë plasëse por edhe municione të ndryshme luftarake.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303