fbpx

Shit-blerja e votës, Rama: Kur LSI të shkojë në shtëpi, Shqipëria do të shpëtojë

rama-ne-kuvend.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëra mund të shpëtojë nga shit-blerja e votave vetëm kur LSI mos hyjë në zgjedhje. Nga foltorja e Kuvendit, ai duke iu drejtuar opozitës i tha se gjysmën e punës e kanë bërë që kanë dalë në rrugë, gjysmë tjetër është të shkojnë në shtëpi.

Edi Rama: Kanë dalë në rrugë dhe thonë ju blini vota. Ndërkohë ne në 2017, një problem kishim, si të ruanim votat se do na i blejë fallxhorja. Kur është fol për blerje votash, nuk kemi pasur problem PD, por kemi pasur problem simotrën tonë, LSI. Tani del daja Titi dhe këndon këngën të shpëtojmë Shqipërinë nga ata që na blejnë votat…po shpëtojeni pra, gjysmën e punës e keni bërë, keni dalë në rrugë tani nga rruga shkoni në shtëpi dhe Shqipëria ka shpëtuar. Mjafton kaq! Bëheni provë, të rrijë LSI një turn pushim dhe mos hyjë në zgjedhje nuk ka blerje votash, nuk ka shitje votash, se nuk ka kujt tja shesësh, nuk ka kujt tja blesh. Behni pra! DO shpëtojmë Shqipërinë nga blerja e votave.

Kryeministri kujtoi edhe njëherë opozitës se kush cënon zgjedhjet dënohet me burg.

Edi Rama: Pengimi i subjekteve zgjedhore sipas ligjit të votuar në parlament, ku shumicë ishte Sali Ram Berisha dhe në pakicë ishte Edvin Kristaq Rama, dënohet 1-5 vjet burg. Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultateve dënohet 1-5 vjet burg. Dëmtimi i materialeve zgjedhore dënohet 6 muaj deri në 5 vjet burg. Korrupsioni në zgjedhje 1-5 vjet burg, kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje dënohet 6 muaj deri në 3 vjet. Kanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionit apo vëzhguesit dënohet 1-4 vjet burg. Kur është në bashkëpunim 2-5 vjet burg. Bashkëpunëtorët duhet ti dëgjojnë këto. Luli thotë unë jam popull dhe rri parapa, me shami dhe fshin lotët sa herë vjen reja kimike. Përpara bashkëpunëtorë, se në fund edhe ata që janë në burg sot kanë shkuar pas Lulit. Luli këndon himnin ata i këndojnë djellit të mëngjesit dhe thonë a është dita e fundit kjo apo do vazhdojë. Pengimi i zgjedhjeve për të votuar në qendrën e tij personi, dënohet 1-5 vjet dhe kur jo bëhet në bashkëpunim bëhet 3-7 vjet. Nëse në Shqipëri ka budallenj të përballen me këtë ligj të votuar nga PD kur ishte në pushtet dhe PS kur ishte në opozitë, për hatër të Lulit apo pse filxhani nuk e ka nxjerrë akoma qartë, prandaj duhet ta bëjmë një rrëmujë që të përzihet llumi i filxhanit dhe kushedi “E”-së i këputen dy krahë dhe bëhet “L”, le të shkojnë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303