fbpx

Shitet autografi i Kenedy, i nënshkruar dy orë para vrasjes

kenedy.jpg

Ka dalë në ankand autografi i fundit i John F. Kenedy, i nënshkruar disa orë përpara se të vritej.

Goldin Auctions kanë në dorë një artikull tepër të rrallë historik. Një letër në të cilën ish-presidenti i SHBA-së e kishte nënshkruar para se të hipte në aeroplanin Air Force One në mëngjesin fatal të 22 nëntorit të vitit 1963.

Ankandi fillon më 11 maj. Oferta hapet me 25 mijë dollarë dhe kompania e ankandeve beson se do ta arrijnë shumën prej 100 mijë dollarësh e ndoshta edhe në shumë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303