Shitet piktura më e shtrenjtë në botë për…

gettyimages-1041599400.jpg

Një pikturë e vitit 1972 nga artisti britanik David Hockney u shit për 90.3 milionë dollarë në shtëpinë e ankandit Christie’s në Londër, duke thyer kështu rekordin për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë në ankand për një vepër arti të një artisti të gjallë.

Piktura me emrin “Portreti i një artisti” tejkaloi edhe vlerësimin e shtëpisë së ankandit prej rreth 80 milionë dollarë, pas një lufte ofertash midis dy blerësve të vendosur për ta blerë që në momentin që vepra e artit arriti 70 milionë dollarë.

Piktura e Hockney përshkruan një burrë me një xhaketë të kuqe duke parë një person duke notuar nën ujë në një pishinë. Emri i blerësit nuk është bërë publik, i cili po bënte oferta nga telefoni dhe madje edhe blerjen e realizoi nëpërmjet telefonit.

Rekordi i mëparshëm për një vepër të një artisti të gjallë u mbajt nga skulptura e Jeff Koons “Balloon Dog”, e cila u shit për 58.4 milionë dollarë në vitin 2013.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303