Shitja e Ramsey/Arsenali kërkon shifrën e çmendur

ramsey.jpg

Aron Ramsey është një futbollist i Juves por mbetet për t’u parë se kur do të kalojë tek Torino.

Mesfushori uellsian ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me skuadrën italiane, por Allegri shpreson ta këtë menjëherë në dispozicion e jo në qershor kur ishte parashikuar.

Ndërkaq, Arsenali kërkon 20 milion euro, një shifër absurde për një lojtar i cili në verë do të largohet me parametra zero, përjashto këtu 9 milion euro që shkojnë komision për agjentët.

Drejtori sportiv i Juves ka theksuar në më shumë se një herë se Ramsey do të vij në fund të sezonit por do të provojë deri në fund për ta pasur në Torino që tani./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303