fbpx

Shitjet në supermarkete rriten me 300%; Kompanitë: Kemi furnizime

supermarket.jpg

Blerjet nën panik të këtye diëve i ngjajnë të njëjtave blerje në volume si ato që ndodhin në festat e fundvitit.

Faturat mesatare të blerjeve kanë qenë mbi atë të zakonshmen për një pjesë të mirë të individëve teksa fokusi ka qenë tek blerja e miellit, makaronave, vajit, sheqerit, ujit dhe detergjentëve.

Elona Hametaj, Drejtore Ekzekutive e rrjetit të supermarketeve Spar Albania tha për “Monitor” se ka pasur rritje me 300% të shitjeve, atipike kjo për ditën e parë të javës dhe jo vetëm në pikat e integruara brenda lagjeve por edhe në hipermarketet pranë qendrave tregtare. Ajo vuri theksin në faktin që nuk ka vend për panik dhe se janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë situatë.

“Në rrjetin e supermarketeve tona kemi pasur një rritje të shitjeve me 300 për qind këtë të hënë. Duam të theksojmë se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve, nuk do të ketë mbyllje të dyqaneve dhe nuk mungon asnjë produkt ndaj njerëzit duhet të qetësohen. Janë marrë të gjitha masat për këtë situatë, pasi u pa më herët ajo që ndodhi me vende të tjera” nënvizoi Hametaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303