Shkak për largimin e Princ Harry-t nga familja mbretërore, vjehrra e tij?!

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë hequr dorë nga titujt mbretërorë vetëm pak ditë më parë dhe aludimet lidhur me arsyet e largimit të tyre nga familja mbretërore nuk kanë fund.

Këtë radhë, burime konfidenciale për “Daily Mail” tregojnë se shkak për humbjen e titujve “lartmadhëri” është nëna e Megan, Doria.

Në artikull shkruhet se Harry ka krijuar një marrëdhënie të konsoliduar me vjehrrën e tij, aq sa mund të ndikohet edhe në mendime.