fbpx

Shkarkimi i Ilir Metës/ Taulant Balla zbulon lëvizjen që po bëhet: Biem të gjithë dakord!

balla.png

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend, Taulant Balla, teksa ka folur sot në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, theksoi se kjo nuk është një tentativë e mazhorancës për të kapur institucionin e Presidentit por për vendosjen e një personi mbi palët.

 “Nuk dua të flas për procedurën e shkarkimit të Presidentit. Por dua t’ju them që unë vlerësoj që është në dinjitetin institucional të këtij Parlamenti që e mbyll mandatin në 9 shtator, unë t’ju them që në respekt të këtij dinjiteti institucional ne respektojmë vullnetin masiv të qytetarëve, tek demokratët e thjeshtë të këtij vendi që janë ndier më të fyer sesa ne që në krye të atij vendi vetëm President s’ka qenë. Në kërkesën e firmosur nga 50 deputetë ndodhen të gjitha argumentet. Nëse shkarkimi është për të kapur institucionin e presidentit, e kanë gabim.

Ne duam të gjithë së bashku, që Shqipëria të ketë një president mbi palët. Një president që të punojë me të gjitha forcat politike dhe në çuarjen përpara të Shqipërisë në BE. Nuk duam president që të jetë ditën president dhe natën kryetar shtabi elektoral të një partie. Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së Presidentit para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë që është i pari në ndërthurjen institucionale që do të shprehet me votë. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojë më pas. Në këtë këndvështrim biem të gjithë dakord, që presidenti duhet hetuar”, tha Balla.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303