Shkarkimi i Metës/ Berisha kërcënon haptazi Ramën

Opozita i është rikthyer protestave dhe po zhvillon protestën e dhjetë kombëtare, me të njëjtën kauzë që eshtë largimi i kryeministrit të vendit, Edi Rama.

I pranishëm në protestë është dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka komentuar mbi nismën e ndërrmarë për shkarkimin e presidentit Meta.

Votimin sot në Kuvend për shkarkimin e Ilir Metës, nga posti i presidentit, e konsideroi një akt të cmendur për të marrë pushtetin.

Në verbëri, në cmenduri, në paranojë për pushtet, ndërmerr aktin antikushtetues. Dekretet e Presidentit nuk vlerësohen nga Parlamenti  i narkotrafikantëve, horrave, por vetëm nga Gjykta Kushtetuese. Gjersa ajo Gjykatë të vlerësoje vendimet e Presidentit është grusht shteti dhe Edi Rama do të përgjigjet për atentat ndaj Kushtetutës dhe grusht shteti”– tha Berisha i pyetur nga mediat.

/real-news.tv/