fbpx

Shkarkimi i Metës/ Ermonela Felaj jep detajet e forta, tregon se ç’do ndodhë brenda 3 javëve

ilir-meta-1.jpeg.jpg

Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka dhënë disa detaje lidhur me nismën për shkarkimin e Metës si President për “Breaking”

Felaj u shpreh se Meta bëri thirrje publike për veprime të dhunshme, e kjo nuk është aspak e tolerueshme. Sipas saj, me këto veprime Meta ka hedhur tej kostumin e presidentit.

Më pas Felaj shtoi se do të bëjnë që vota të jetë sa më anonime në Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e presidentit.

Përfaqëson imazhin e vendit, Shqipërisë. E banalizoi tërësisht institucionin dhe kjo është e patolerueshme. Sjellja e Komisionit do të jetë tërësisht serioze. Do të jetë një raport i plotë i veprimeve të Metës. Nuk e merr vendimin Kuvendi për shkarkimin e presidentit, por Gjykata Kushtetuese, e raporti duhet të jetë i arsyetuar dhe i plotë.  Është një plan hetimor mjaft serioz me të gjitha të dhënat e faktet Brenda 3 javësh do të kemi raportin publik. Jo se nuk e ka shkelur edhe herë të tjera kushtetutën, por kësaj radhe shkoi shumë, shumë larg.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303