Shkarkimi i Metës/ Kryemadhi: Shqiptarëve nuk u intereson…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për protestën e sotme të opozitës, të cilën e konsideron paqesore, si dhe për kërkimin e shkarkimit të Metës si President.

Ajo shprehet se shqiptarëve nuk i intereson karrigia e Metës, por ata kanë nevojë për punë.

“Nuk është problemi tek 101 deputetët apo tek familjet e tyre, por tek ajo çka duan shqiptarët. Shqiptarëve nuk i intereson karrigja e Ilir Metës, por të kenë një punë për veten e tyre”, u shpreh ajo.

Më tej, Kryemadhi tha se Shqipëria nuk do të futet në BE për aq kohë sa vendi qeveriset nga Edi Rama./real-news.tv