fbpx

Shkarkimi i Metës, Maliqi siguron: 5 deputetë të PS nuk do votojnë pro

MALIQI.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “360 Gradë”, për të diskutuar rreth zhvillimeve të ditës sikurse ishte firmosja e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe vendimin e PS për shkarkimin e kreut të shtetit, ka shprehur sigurinë se mbi 5 deputetë socialistë nuk do e votonin shkarkimin e Metës.

“Unë të thash më parë që zgjedhjet nuk bëhen  më 30 qershor, ose ndryshe unë do të dorëzoja mandatin… Ja ku e ke, ndodhi, nuk bëhen zgjedhjet. Tani po të them sërish… Unë pyeta profesorin e nderuar zotin Ceka se sa vota duhen për të shkarkuar Presidentin, pavarësisht se kjo (shkarkimi) është një lajthitje… Duhen 94, dhe unë po të jap një përgjigje. Unë kam një besim të patundur se nuk i bën 94 vota, pavarësisht se po lëviz. Me deputetët e LSI-së kam folur edhe me ata demokratë… Lajmi është ky, që deputetët e PS-së mbi 5 veta nuk kanë për të votuar sepse nuk e duan Ramën dhe për shkak të njohjes me Metën”, tha Maliqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303