fbpx

Shkarkimi i Metës, Presidenca i kthen përgjigje zëdhënëses së BE: Të hënën do të keni gati…

presidenca.jpg

Pas deklaratës së zëdhënëses së BE, Maja Koçijançiç në lidhje me se si do ndikojnë negociatat nëse Ilir Meta shkarkohet si president, ka ardhur reagimi i Presidencës.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i ka bërë kërkesë Fax News, që t`i dërgojnë dërgojini znj.Koçijançiç raportin final të misionit të OSBE/ODIHR për 30 qershorin, ku flitet dhe për dekretin e Presidentit Meta.

Më tej, Blushi shkruan se të hënën do do bëhet publik raporti i Presidencës për Komisionin e Venecias.

Postimi i Blushit:

Të dashur kolegë të Fax News,
Ju lutem dërgojini znj.Koçijançiç raportin final të misionit të OSBE/ODIHR për turpin e 30 qershorit, ku flitet dhe për dekretin e Presidentit Meta.
Po kështu tregojini që Presidenti Meta është shumë i kënaqur që Kuvendi ka ftuar Komisionin e Venecias të vlerësojë nëse Presidenti Meta ka respektuar apo jo Kushtetutën.
Nga e hëna do bëhet publik raporti i Presidencës për Komisionin e Venecias dhe për të gjithë institucionet demokratike, se si Presidenti Meta ka mbrojtur në mënyrën më transparente, jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por edhe detyrimet e vendit ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe po kështu detyrimet ligjore që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303