Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, Taulant Balla zbulon datën dhe institucionin që ka fjalën e fundit

Balla-1-675x450.jpeg

Nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ësht komentuar sot në një pronciom për media nga numri dy i PS,  Taulant Balla.

Ky i fundit deklaroi se Kuvendi e përfundon procedurën e tij më datë 9 qershor dhe pas kësaj date është Gjykata Kushtetuese që do ‘flasë’.

“Kemi dakordësuar me kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare për kohën e diskutimit dhe për të vijuar procedurat e shkarkimit. Është kushtetuta ajo që përcakton si procedohet.

Sa besim keni te GJK që do ju mbështesë? Kjo nuk ka të bëjë me mua dhe as me kuvendin. Kushtetuta është e qartë që kuvendi e përfundon procedurën e tij me 9 qershor. Pas datës 9 qershor është GJK që do vlerësojë nëse shkeljet e konstatuara nga ne janë të rënda për shkarkim apo jo. Nuk do të bëj asnjë koment për këtë çështje deri në momentin kur të shprehet GJK. Na është dashur shumë punë të kemi një GJK funksionale pas vetingut. Shpresoj që të plotësohen të gjitha vakancat e GJk-së. Të gjithë jeni njohur me vendimet e GJK siç ishte ai për ministrin. GJK ishte e qartë që është kvendi që duhet të shprehet për dekret. Është e drejtë e Kryeministrit që propozon, presidenti ka të drejtë të verifikojë, por në fund vendos kuvendi me votë.

Në shtator nëse nëse GJK nuk është shprehur? Kushtetuta është libri i detyrueshëm për t’u zbatuar nga gjithkush. Ju e dini që Presidenti në fund të muajit gusht është i detyruar të thirrë seancën e parë të kuvendin. Në vlerësimin tim kuvendi mblidhet në datë 9 shtator. Besoj që ju jeni në dijeni që PS po vazhdon procesin e vetë të përgatitjes për këtë mandat të ri. Do thirrim asamblenë brenda kësaj jave

PS nuk e ka nisur procedurën për shkarkimin e Metës për të pasur një përfaqësues të vetin në Presidencë. Iniciativa për shkarkimin e Presidentit ka ardhur si nevojë për të çliruar Presidencën nga një pengmarrje dhe një abuzim me detyrën. Natyrshëm që procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri kërkon kohën e vet dhe pse jo të jetë pjesë e diskutimit me opozitën e re”, tha Balla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303