Shkarkohet ambasadori i Serbisë në NATO

Miomir Udoviçki është shkarkuar nga detyra e ambasadorit dhe shefit të Misionit të Serbisë në NATO në Bruksel, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Serbisë.

Ministria e Jashtme e Serbisë ka deklaruar se “bëhet fjalë për procedurë të rregullt”, por se ambasadori i ri nuk është emëruar.

Miomir Udoviçki është shkarkuar me dekret të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, të datës 04 nëntor, e i cili hyn në fuqi sot.

Udoviçki u emërua si ambasador i NATO-s në shtator 2014.